Portokallia “ndez” Kavajën, i gjithë qyteti u kthye në një skenë të hapur humori dhe argëtimi pa limit

28/07/2025 13:15

Mbrëmjen e kaluar qendra e qytetit të Kavajës u kthye në një skenë të hapur humori dhe argëtimi.

Spektakli “Verë dhe Portokalle” mblodhi qindra qytetarë të moshave të ndryshme, në një mbrëmje plot të qeshura dhe hare.

Aktorët e njohur të “Portokallisë”, me personazhet e tyre ikonike, trajtuan përmes humorit temat më aktuale të shoqërisë, me ironi dhe finesë, duke rikthyer atmosferën e dashur që i bën ata më të preferuarit e humorit shqiptar.

Ndalesa në Kavajë është pjesë e turit veror të spektaklit, që ka rrëmbyer zemrat e publikut duke i dhuruar edhe trupës emocione të bukura.

Spektakli vazhdon udhëtimin në qytete të tjera, duke dhuruar argëtim, ashtu siç e kërkon kjo stinë. Ndalesa e radhës është Bulqiza.

Top Channel