Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ SPAK i komunikon akuzën Ema Çokut, Fatime Kryemadhi duhet të gjejë avokat tjetër

28/07/2025 19:40
Ema Çoku, Pirro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi

Në krye të 62 ditëve nga zyrtarizimi i akuzave për dosjen Meta, SPAK njoftoi pesë të pandehurit se ka mbyllur hetimet dhe për këtë po kryen veprimet e fundit përpara se t’ia dorëzojë çështjen gjyqtarit paraprak.

Megjithëse avokati i ish presidentit Ilir Meta nuk konfirmoi  të jetë vënë në dijeni për mbylljen e çështjes ndaj ish funksionarit, nën akuzë prej 27 majit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, është çështje orësh që edhe ai të përballet sërish me prokurorët.

Nga ana tjetër Monika kryemadhi e marrë e pandehur në të njëjtën ditë për të njëjtat vepra pranoi se është njoftuar për mbylljen e hetimeve dhe për këtë arsye do të paraqitet mesditën e të martës, ditë kur me pozitën e të akuzuarës do të njihet edhe e ëma Fatmie Kryemadhi

Gjatë ditës më mbylljen e hetimeve u njohën e firmosën shkresat  përkatëse Ema Çoku dhe ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixhos.

Midis të tjerash SPAK ka bashkuar episodet e cez dias, lobimin dhe çështjet e pasurisë së çiftit Meta kryemadhi në një të vetme.

Ajo që po bëjnë prokurorët pasi i kanë marrë të pandehur është përpjekja për ti pyetur, si lëvizje e fundit përçara se dosja të kthehet në një proces penal, që ish-presdenti në burg nga tetori 2024 thotë se nuk është kushtetues ndaj dhe i është drejtuar gjykatës kushtetuese, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha

 

 

 

Top Channel