Veshjet ushtarake në Shqipëri/ Sektori i manifakturës kërkesë qeverisë: Na mbështesni të tërheqim kontratat

27/07/2025 13:28

Në një periudhë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është e tensionuar, ndërsa vendet e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen përfshirë armët dhe infrastrukturën, bizneset shqiptare kërkojnë daljen në masë në tregjet ndërkombëtare të veshjes ushtarake “Made in Albania”.

Për arritjen e  këtij qëllimi, sektori I Manifakturës kërkon mbështetje nga qeveria për automatizimin por dhe kalimin në një cikël të plotë nëpërmjet granteve. Florjan Zekja, përfaqësues i Biznesit të Manifakturës për Top Channel thotë se Shqipëria mund të shohi një drejtim të ri, atë të kthimit në një pol të prodhimit të veshjeve ushtarake për Europën dhe më gjerë por dhe ngritjes kokë të eksporteve.

 “Shoh një tentativë përpjekje për të prodhuar më shumë mjete në ndihmë të mbrojtjes sic janë dhe veshjet.  Një interes për prodhimin e veshjeve për ushtrinë apo sektorë të armëve. Është një mundësi e mirë në bashkëpunim me qeverinë për një strategji për përthithjen me kontratat me vendet e NATOs të mirëpaguara për të rinegociuar cmimet se në një moment që euro po vazhdon rënien e vetmja mundësi për të limituar dëmet shoh një negociim të kontratave”, tha Zekja.

Këto kërkesa të sektorit të manifakturës vijnë pas një periudhë disa vjecare humbjesh si pasojë e rënies së ndjeshme të euros, me rreth 25-30 lekë në gjysmë dekadën e fundit.

“Nuk është një rritje e madhe një rritje që s’të lë hapësirë për zhvillim automatizuar modifikuar linjat apo dhe digjitaliziuar. Një vit relativisht i mirë por jo në ato objektiva që kemi. Nga materiale porositës në cikël të plotë”, tha Zekja.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave eksportet shqiptare në tesktile dhe këpucë në 6 muajt e parë të 2025 arritën në 54.7 miliardë lekë, nga 55.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Top Channel