Formula 1/ Një parakalim në start vendos garën! Piastri triumfon në Belgjikë dhe thellon diferencën në krye të kampionatit, Ferrari ngjitet në podium

27/07/2025 17:47

Oscar Piastri është fituesi i Çmimit të Madh të Spas, duke arritur të dominonte nga fillimi në fund.

Në garën që nisi një orë e 20 minuta me vonesë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ishte Norris ai që nisi nga pole-position, por pas një parakalimi që në fillim, Piastri nuk e humbi më kreun.

Britaniku i McLaren nuk shkoi më shumë se vendi i dytë, me diferencën e kampionatit që tashmë thellohet sërish me 16 pikë në favor të australianit.

Ferrari arriti të ngjitej në podium me anë të Charles Leclerc, i cili la pas kampionin e Botës në fuqi Max Verstappen, ndërsa Top 5 u kompletua nga George Russell.

Një paraqitje fantastike arriti ta bënte edhe Hamilton, i cili e nisi garën nga vendi i 16-të dhe e përfundoi në vendin e 7-të.

Gara e radhës do të zhvillohet në Hungari dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Renditja e Garës:

Top Channel