Një tjetër vatër zjarri pranë majës së Shashicës, avionët ndërhyjnë nga ajri

26/07/2025 17:25

Është raportuar për një vatër të re zjarri pranë majës së Shashicës, në afërsi të fshatit Kaninë.

Në terren ndodhet dy mjet zjarrfikës dhe disa efektivë të shërbimit zjarrfikës, të cilët po përpiqen të përballojnë flakët.

Ashtu si në rastin e zjarrit në Dukat, edhe në këtë zonë përballja me flakët është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe të paaksesueshëm nga toka.

Fatmirësisht, nuk raportohen banesa të rrezikuara, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Ndërkohë, dy avionë tip Canadair po kryejnë ndërhyrje ajrore, duke hedhur ujë mbi vatrat aktive të zjarrit në përpjekje për ta izoluar atë.

Top Channel