
Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë, teksa situata është alarmante.
Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.
Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Zjarri po i afrohet Puqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat.
Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.
Në terren në Borsh ndodhen zjarrfikësit, policia, FNSH, Bashkia Himarë, ndërkohë që para dy orës kanë izoluar dhe shuar një vatër zjarri e cila rrezikonte një manastir,
Sipas policisë së Himarës era që fryn mund të bëjë që zjarri t’i afrohet zonave të banuara.
Top Channel