Leao, një gol për mikun Diogo Jota: Shënon ndaj Liverpool dhe feston duke imituar numrin 20

26/07/2025 15:57

Një gol për mikun e tij që nuk jeton më. Rafa Leao ia ka dedikuar golin e shënuar në ndeshjen miqësore kundër Liverpool-it Diogo Jotës, i cili humbi jetën më 3 korrik në një aksident rrugor në Spanjë, së bashku me vëllain e tij.

Leao, që shënoi pikërisht kundër skuadrës së fundit të portugezit, festoi me duart e bashkuara dhe duke treguar numrin njëzet me gishtat – numri i sulmuesit të Reds. Të dy kishin luajtur bashkë me kombëtaren portugeze, me të cilën fituan edhe Nations League 2024–25.

Homazhi në Hong Kong — Në Hong Kong, ku u zhvillua kjo miqësore verore, tifozët vendas erdhën në stadium me fanella të Diogo Jotës, sipas medias së huaj.

Një homazh për njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të Liverpool-it vitet e fundit, i cili me fanellën e Reds fitoi 5 trofe, shënoi 65 gola dhe luajti 182 ndeshje.

Milani e fitoi miqësoren ndaj Liverpool me rezultatin 4-2.

Top Channel