Live/ Dita e 13-të e protestës, tubuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Çohuni nga gjumi
Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal.
Zjarri që filloi në kufirin kodrinor të Kobisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës të qytetit të Beratit, me 3 mjete dhe 20 efektivë dhe 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë nga qyteti i Kuçovës.
Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakë dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit, duke mbajtur në monitorin disa vatra që janë ende aktive, edhe pse ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse në zonë ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Top Channel