
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar nga uniformat blu.
Shtetasi me iniciale E.B., akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike dhe si rrjedhojë Gjykata e Sabadell i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
Ndalimi i 39-vjeçari u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.
Njoftimi:
Gjirokastër/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Akuzohet në Spanjë, se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur, kapet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.
Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.
Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi E. B., 39 vjeç.
Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.
Top Channel