Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para
25/07/2025 12:31
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Pezë të Tiranës.
Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Nga informacionet paraprake dyshohet se 67-vjeçari është vetëvarur.
“Rreth orës 11:20, në fshatin Pezë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel