Tris fitoresh për klubet shqiptare! Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo më pranë raundit të tretë

24/07/2025 22:58

Të treja skuadrat shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë arritur të marrin nga një fitore në ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator të Conference League.

Një fitore të madhe ka arritur të marrë Egnatia në raundin e dytë kualifikues të Konference Leagues dhe të parin për ta në këtë kompeticion pas eliminimit nga Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën në transfertë Dinamon e Minskut me rezultatin 0-2, në një ndeshje të luajtur në një fushë asnjanëse në Hungari. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 28 nga Lushkja, ndërkohë për të siguruar këtë sukses kaq të rëndësishëm mendoi Bakajoko me golin e dytë në minutën e 88-të. Me këtë rezultat skuadra nga Rrogozhina sheh shumë më pranë kualifikimin për në raundin e tretë eliminator të këtij kompeticioni.

Edhe Vllaznia arrin të fitojë me përmbysje 2-1 përballë Vikingur Rejkjavik në “Loro Boriçi” të Shkodrës duke hapur bindshëm shpresat për një rezultat pozitiv dhe kualifikim në ndeshjen e kthimit një javë më pas në Islandë falë golave të Bajramit dhe Malës.

Më herët , Dinamo arriti gjithashtu të fitojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Atletic Escaldes në Andorra me shifrat 2-1. Në debutimin e tyre në Europë pas 15 vitesh mungesë, blutë e kryeqytetit e nisin me këmbën e mbarë duke marrë një fitore të merituar në transfertë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me kapiteni Vieira në minutën e 43-të, por në pjesën e dytë djemtë e Dajës i kundërpërgjigjen me Zabërgjën dhe Qardakun për të siguruar një rezultat shumë të mire dhe që I mban shumë pranë kualifikimit për në raundin e tretë, por gjithçka do të zyrtarizohet një javë më pas në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.

Top Channel