Vijojnë kontrollet për parkimet e gabuara në kryeqytet, nis procedimi penal për 24 persona

24/07/2025 11:25

24 persona janë proceduar penalisht pas kontrolleve intensive për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet.

Sipas asaj që raporton policia, 24 shtetas kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit:

-R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

Top Channel