“Portokallia” zbret në Elbasan! Spektakli më i madh i humorit “Verë dhe Portokalle” ndez qytetin, argëtim pa limit

24/07/2025 12:27

Një shesh i mbushur me mijëra vetë përçoi një energji të jashtëzakonshme tek aktorët të cilët shkëlqyen në skenë dhe pas saj, teksa “Verë dhe Portokalle” zbriti në Elbasan.

Një Elbasan super mikpritës, përgjegjësi dhe krenari për Salsano Rrapin i cili kthehet në shtëpi.

“Verë dhe Portokalle” ka ndezur zemrat e dashnorëve të humorit në çdo qytet. E teksa spektakli më i bukur veror është vetëm në gjysmë të rrugës, të tjera qytete mezi presin.

“Verë dhe Portokalle” nisi si shenjë mirënjohje ndaj publikut për dashurinë dhe mbështetjen në dekada e ndërkohë në këtë rrugëtim aktorët morën energji për një tjetër sezon fantastik.

Top Channel