“Njoh vajza në televizion që shesin trupin për para”, Roza Lati: Prostitucioni profesioni më i lashtë! Kam pasur një revoltë me to, por…

24/07/2025 21:09

Moderatorja e njohur Roza Lati, e cila ka qenë dhe banore e Big Brother Vip, ka dhënë një intervistë ‘gjerë e gjatë’ ditën e sotme për Top Albania Radio, me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ndër të tjera ajo i është përgjigjur pa filtra pyetjes për vajzat ose djemtë që sheshin trupin për para. Ajo u shpreh se ka njohur të tilla vajza, madje edhe në televizion, por që sipas saj është zgjedhja e tyre.

“Më përpara kam pasur një farë revolte, por si të gjithë ne kam njohur dhe unë vajza, më është dashur të ulem në tavolinë, të punoj me vajza që në fund të ditës e sheshin trupin për lekë, ore në televizion ore në televizion.

Ka dalë dhe lajmi gjithandej goca nëpër burgje, dihet kjo. Edhe unë jam paragjykuar si vajzë ekrani për këtë, deri sa kur më njohin nga afër dhe s’kam asnjë firmë, e kuptojnë që s’ka lidhje me këtë.

Tani të vishesh nga koka te këmbët me firmë, të marrësh rrogë si unë, ose ke prindërit e pasur, që i njoh dhe si kanë, ose janë false ose punon me lekë. Kam njohur në punë dhe të tilla goca dhe kam kuptuar që ka goca që për sa kohë e sheshin trupin, por në tavolinë janë me këmbë në tokë, ose do një jetë luksi…

Prostitucioni është zanati më i vjetër në botë, por nëse vajzat zgjedhin këtë lloj profesioni, por në tavolinë me mua sillet me këmbë në tokë, nuk sillet më lart se unë, nuk më intereson dhe nuk e kam problem”, u shpreh Roza.

Top Channel