Zjarri në malin e Dukatit, Forcat e Armatosura në gatishmëri për të izoluar vatrat
23/07/2025 12:44
Forcat e Armatosura ndodhen në gatishmëri pas flakëve që vijojnë prej ditësh në malin e Dukatit.
Në zonën që lidh Parkun e Llogarasë janë duke punuar forca të tjera për të izoluar vatrat e zjarrit.
Para pak çastesh ka mbërritur dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Arben Kingji i cili ka takuar ushtarët si dhe ka parë nga afër situatën e zjarrit e cila po mbahet në kontroll.
Top Channel