Tragjike në Krujë! Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën e tij 4-vjeçare, humb jetën e mitura

23/07/2025 17:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës pranë Krujës, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të familjes.

E mitura u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e rastit.

Top Channel