SPAK i komunikon biznesmenit Mirton Lika akuzën për fshehje të të ardhurave. I dha zyrë te Sky Tower bashkëshortes së Veliajt

23/07/2025 11:33

Biznesmeni Mirton Lika është paraqitur sot në SPAK ku i është komunikuar akuza “fshehje e te ardhurave”, si pjesë e dosjes “Veliaj”.

Sipas hetimeve rezulton se Mirton Lika, bashkëpronar i “Sky Tower” i ka dhënë një zyrë bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, për të cilën SPAK e dyshon si veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për një zyrë në godinën shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku para disa muajsh u ushtruan kontrolle nga agjentët e BKH-së. Xoxa në këtë godinë zotëronte disa zyra për aktivitete të saj nga galeria private “Harabel”.

Top Channel