Shpërthen në flakë makina në autostradën Lushnje-Fier, “paralizohet” qarkullimi, shoferët bllokohen në trafikun kilometrik

23/07/2025 18:19

Një zjarr i madh ka shpërthyer në autostradën Lushnje-Fier, me një makinë që është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve, 2 persona janë dëmtuar, teksa për në vendngjarje janë nisur katër makina policie dhe dy ambulanca.

Zjarri ka shkaktuar dhe një trafik kilometrik në autostradë, duke ia bërë më të vështirë kalimin automjeteve ndihmëse.

Top Channel