
23/07 23:06
Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Të dy delegacionet ranë dakord për një shkëmbim të të burgosurve – ushtarakë dhe civilë. Sipas TASS, bisedimet filluan në orën 20:37 dhe zgjatën rreth 40 minuta.
Në fillim të bisedimeve, Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan kishte shprehur shpresën se delegacionet e të dy vendeve do të ishin të përkushtuara për të arritur rezultate.
“Qëllimi përfundimtar është, sigurisht, një armëpushim që do të hapte rrugën për paqen në Ukrainë”, tha kreu i diplomacisë turke.
Top Channel