
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u dha me qira banesën dy vietnamezeve për të ushtruar prostitucion.
Në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, dy shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel