Foto/ Greta Thunberg në Tiranë, aktivistja e njohur merr pjesë në protestën për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’
23/07/2025 18:37
Aktivistja e njohur në mbarë botën, Greta Thunberg, ka mbërritur këtë të mërkurë në Tiranë për të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të Palestinës.
Përmes një njoftimi publik, Thunberg u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, e cila është zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, ku pjesë ishin dhe shumë qytetarë.
Në deklaratën e saj, aktivistja suedeze theksoi gjendjen alarmante humanitare në Gaza, duke u shprehur se palestinezët ndodhen në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe po përdorin forcat e fundit për të kërkuar ndërgjegjësimin e botës.
Top Channel