Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hotesh, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda oborrit të banesës.

Rreth orës 15:50, shtetasi H.Ç., dyshohet se gjatë manovrimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të rrëshqasë jashtë oborrit dhe të përplasë aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen A.Ç.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, gruaja ndërroi jetë nga dëmtimet e rënda. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel