Gjykata e Tiranës ka shuar masën për Edison Haxhiun.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se është pranuar kërkesa e avokatit Sokol Tahiraj për Haxhiun, duke shuar masën e sigurimit të dhënë me vendimin 764 të datës 21 mars të vitit të kaluar.

Ai dyshohej se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin për vrasjen e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë, Fushë Krujë,  duke i siguruar kushte dhe mjete për të kryer krimin.

Gentian Bejtja u ekzekutua në mars të vitit 2024 në banesën  tij. Haxhiu u arrestua nën  akuzën për  për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje, dhe Ilir Beqari, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Top Channel