
Pas suksesit ndaj Daugavpils të Letonisë, që i siguroi kualifikimin në turin e dytë të UEFA Conference League, Vllaznia e Shkodrës tashmë përgatitet për një sfidë më të ashpër: përballjen me islandezët e Vikingur.
Skuadra nordike vjen pasi eliminoi Malishevën e Kosovës me rezultatin e përgjithshëm 9-0. Por ky fakt nuk i tremb kuqeblutë.
Në sfidën e së enjtes, Vllaznia do të duhet të përballet edhe me disa mungesa të rëndësishme.
Mesfushori Qato është jashtë fushës për shkak dëmtimi, ndërsa sulmuesi Dodaj është larguar nga ekipi pas transferimit të tij në kampionatin bullgar.
Pas polemikave me Bashkinë për organizimin e një eventi muzikor në sfidën e mëparshme europiane, që detyroi kuqeblutë të zhvendoseshin në “Elbasan Arena”,
Vllaznia të enjten në orën 20:30 përballë Vikingur do të luajë në “Loro Boriçi”, përballë tifozerisë shkodrane.
Top Channel