Vdes kushërira e Princit William dhe Harry-t, mbesa e Princeshës Diana gjendet pa jetë në banesën e saj, ja çfarë dyshohet

22/07/2025 14:22

Një kushërirë e Princit të Uellsit dhe Dukës së Sussex është gjetur e vdekur në shtëpinë e familjes së saj.

Rosie Roche, 20 vjeç, mbesa e xhaxhait të Princeshës Diana, vdiq në shtëpinë e saj në Norton, pranë Malmesbury në Wiltshire, më 14 korrik.

Një hetim për vdekjen e saj u mbajt të hënën në gjykatën e mjekut ligjor në Ëiltshire dhe Sëindon.

E reja e cila po studionte letërsi angleze në Universitetin e Durhamit, u gjet e pajetë nga nëna dhe motra e saj, ndërsa aty pranë ishte një armë zjarri.

The Times shkruan se Roche kishte qenë duke përgatitur valixhet për të shkuar në një udhëtim me miqtë e saj. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.

Roche ishte mbesa e Edmund Roche, Lord Fermoy të ndjerë. Motra e tij ishte Frances Shand Kydd, nëna e Princeshës Diana.

Vdekja e saj vjen një vit pasi Thomas Kingston , bashkëshorti i Zonjës Gabriella Ëindsor, kushërirës së dytë të Mbretit, i mori jetën vetes në shkurt të vitit të kaluar në shtëpinë e prindërve të tij, pasi iu përshkruan frenues selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), një lloj i zakonshëm i antidepresivit.

Sipas një hetimi, Kingston, 45 vjeç, i cili u martua me Lady Gabriella në vitin 2019, u gjet i vdekur në banjën e një ndërtese anësore të shtëpisë së prindërve të tij në Cotsëolds më 25 shkurt. Ai kishte vrarë veten me armën e zjarrit të babait të tij.

Top Channel