U largua nga Interi pas dështimit në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi zikaltër transferohet në Serbi: Ia premtova Mihajlovicit

22/07/2025 16:33

Marko Arnautovic është tashmë lojtar i ri i Yllit të Kuq të Beogradit ose Crvena Zvezdas.

Sulmuesi austriak me origjinë serbe ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me gjigantin serb, duke u rikthyer në një kampionat që e ndjen si shtëpi shpirtërore.

“Ia premtova Sinisa Mihajlovic se një ditë do të vija këtu,” u shpreh Arnautovic i emocionuar gjatë prezantimit zyrtar, duke kujtuar mikun dhe trajnerin e ndjerë.

Arnautovic, i cili ka luajtur më parë për klube si Inter, Werder Bremen, Stoke City, West Ham, Shanghai SIPG, Bologna dhe së fundmi Interi (në sezonin 2023/24), do të jetë një përforcim me peshë për skuadrën e Beogradit në fushatat vendase dhe ndërkombëtare.

Kthimi i tij pritet të ndezë emocionet e tifozëve serbë dhe të sjellë eksperiencën e tij të pasur në arenën evropiane.

Top Channel