Qytetari shfrytëzonte hapësirën e përbashkët publike, Rama ndan foton: Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës!

22/07/2025 13:11

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama publikoi një video të një qytetari që shfrytëzonte hapësirën e përbashkët publike, duke e kthyer në shërbim gomisterie.

Përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë foton ku shikohet që ‘biznesi’ është jashtë funksionit, ku shprehet se nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës.

“Kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, thekson Rama.

Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit.

*Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj“, shprehet Rama.

Top Channel