Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot në Maliq, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

22/07/2025 16:29

Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot, pjesë e bashkisë së Maliqit.

Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, zjarri ka disa minuta që ka rënë dhe po djeg një sipërfaqe pyjore.

Në terren ndodhen forcat e zjarrfikëses së Maliqit, forca vullnetare me banorë të zonës, po ashtu edhe bashkia e policia e shtetit.

Nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, pritet të mësohet në vijim pasi momentalisht po ndërhyhet për të izoluar zjarrin.

Top Channel