Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						Urdhrat izraelitë për zhvendosje, të ndjekura nga sulme intensive në qytetin qendror të Gazës, Deir al Balah, do të çojnë në vdekje të mëtejshme të civilëve, tha kreu i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.
Dje, tanket izraelite hynë në lagjet jugore dhe lindore të qytetit të Gazës për herë të parë pasi lëshuan një urdhër evakuimi, transmeton Sky News.
Zona është e mbushur me palestinezë që janë zhvendosur gjatë luftës në Gaza, dhe burime izraelite thanë se ushtria beson se atje mund të mbahen pengje.
Volker Turk, kreu i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, ka thënë se “Duket se makthi nuk mund të përkeqësohej më shumë. E megjithatë, po… duke pasur parasysh përqendrimin e civilëve në zonë dhe mjetet e metodat e luftës të përdorura nga Izraeli deri më tani, rreziqet e vrasjeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë jashtëzakonisht të larta.”
Top Channel