Marrëveshja 78 milionëshe e Harry dhe Meghan me Netflix drejt fundit, seriali i Dukeshës së Sussex dështon me shikueshmëri të ulët

22/07/2025 16:25

Marrëveshja prej 78 milionë paundësh mes Princit Harry dhe Meghan Markle me Netflix po konsiderohet “e vdekur”, pas dështimit të projekteve të fundit të çiftit – sidomos të serialit të Meghan With Love, Meghan, i cili nuk arriti të futet as në top 300 programet më të shikuara në platformë.

Sipas burimeve për Daily Mail, performanca e serialit të Meghan ka qenë “zhgënjyese”, ndërsa dokumentari i Harry-t për polon u rendit në vendin 3,436 nga 7,000 programe dhe u shikua nga vetëm 500,000 persona në gjashtë muaj.

“Ky projekt ka vdekur. Ajo kishte gjithçka – famë, platformë, mbështetje mediatike – por numrat ishin katastrofikë,” tha një burim për median britanike. “Netflix po e lejon marrëveshjen të skadojë pa dramë. Nuk ka interes për projekte të reja.”

Meghan ka pretenduar në Instagram se sezoni i dytë i With Love, Meghan është në rrugë e sipër, madje është shfaqur me kapelen e Netflix duke festuar: “Lettuce romaine calm… or not (!) Sepse jam e lumtur të ndaj që sezoni i dytë po vjen!”

Por, pavarësisht entuziazmit të saj, komentet e brendshme nga Netflix e vendosin të ardhmen e projektit në dyshim.

Në tetë episodet e sezonit të parë, Meghan shihet duke bërë qirinj me dyll blete, reçel, dhe gatime me miqtë e saj të famshëm, përfshirë aktoren Mindy Kaling dhe make-up artistin Daniel Martin. Seriali u lançua në të njëjtën kohë me nisjen e markës së saj As Ever – por as seriali dhe as brandi nuk kanë patur suksesin e pritshëm.

Marka As Ever ka zgjeruar ofertën me një verë Rosé nga Napa Valley dhe dy produkte të reja, përfshirë mjaltë me aromë portokalli për 28 dollarë. Megjithatë, nuk do të ketë më reçel me mjedra – pasi Meghan ka thënë se mund të mos e rikthejë më.

Produktet janë përballur me kritika të shumta, përfshirë akuza për plagjiaturë ndaj logos nga një qytet në Mallorca, si dhe vlerësime negative nga revista The Cut, një ndër mediat që dikur i dha hapësirë Meghan pas largimit të saj nga familja mbretërore.

Një nga komentet më të forta erdhi nga një prej redaktorëve të The Cut: “Shija është e dobët, e hollë, konsistenca si ushqim për foshnje. As për tost nuk vlen.”

Pavarësisht kritikave, CEO i Netflix, Ted Sarandos, thuhet se ende i mbështet projektet e Meghan. Deri tani, Netflix ka prodhuar për çiftin dokumentarin Harry & Meghan, Invictus, dhe Polo – me sukses të kufizuar.

Kontrata pesëvjeçare me Netflix përfundon këtë vit, dhe me shifrat aktuale, shumë pak gjasa ka që ajo të rinovohet.

Top Channel