
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peshkopi, ku një person ka humbur jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku shtetasi me iniciale B.S., dyshohet se ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel