
Juventusi po mbetet aktiv dhe vigjilent në merkato, veçanërisht në repartin ofensiv, ndërsa priten zhvillime lidhur me të ardhmen e Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani.
Në këtë kontekst, një emër surprizë ka dalë në skenë: Darwin Núñez, sulmuesi uruguaian që Liverpool e transferoi nga Benfica për rreth 85 milionë euro në verën e vitit 2022.
Sipas mediave italiane, Juventusi është duke ndjekur me interes situatën e Núñez, veçanërisht pas afrimit të Lorenzo Lucca te Napoli – një lëvizje që mund ta reduktojë më tej hapësirën për sulmuesin uruguaian në futbollin italian nëse një marrëveshje bëhet e mundur.
Një tjetër faktor që shtyn drejt një përqendrimi serioz tek Núñez është situata e Kolo Muanit. Sulmuesi francez, i cili aktualisht është në orbitën e Juventusit, po përballet me interes konkret nga Newcastle United, që e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak. Me PSG-në të gatshme ta shesë dhe me një Premier League gjithmonë të gatshme për investime të mëdha, largimi i francezit duket gjithnjë e më i mundshëm.
Juventusi po përpiqet të ruajë stabilitetin në sulm dhe të bindë Kolo Muanin të qëndrojë, por në rast të një lëvizjeje drejt Anglisë, Darwin Núñez shihet si një alternativë serioze dhe e menjëhershme. Edhe pse Liverpool nuk ka sinjalizuar publikisht se është i gatshëm ta shesë, forma jo gjithmonë e qëndrueshme e sulmuesit dhe ardhja e përforcimeve të reja në “Anfield” mund të hapin dritare për negociata.
Për momentin, operacioni mbetet në fazë vëzhgimi, por Juventusi mund të intensifikojë kontaktet në javët e ardhshme, sidomos nëse ndonjë nga sulmuesit aktualë largohet. Me një stil agresiv dhe fizik, Darwin Núñez do t’i përshtatej mjaft mirë filozofisë së lojës së Massimiliano Allegrit dhe mund të sjellë shpërthimin e nevojshëm në ofensivën bardhezi.
Top Channel