FIKS FARE/ Rruga e varrezave në fshatin Veterrik të Beratit është kthyer në makth për banorët:’Lusim të mos vdesë kush, nuk kemi si e çojmë në varreza

21/07/2025 20:50

Në fshatin Veterrik Berat, banorët përveç humbjes së ndonjë të afërmi, atë që ‘qajnë’ më shumë është përcjellja për në banesën e fundit. Kjo pasi rruga për në varreza është e pakalueshme.

Ata shprehen për Fiksin se para dy ditësh makina e funeralit ka ngecur në mes të rrugës. Kështu në temperatura të larta kanë marrë arkivolin në krah dhe i janë ngjitur kodrës. Banorët shprehen se kjo rrugë ka mbi 60 vjet që është në këtë gjendje “Nuk është interesuar njeri për këtë rrugë edhe pse këtu varrosen dy lagje të Veterrikut” shprehet një prej banorëve.

Fiksi bashkë me banorët nisen drejt varrezave, ku është një rrugë e gjatë dhe me terren malor. Banorët shprehen se janë ankuar kudo, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Një herë në dy vjet ose në vit dërgojnë një pastrues që korrë barin dhe këtë të fundit nuk e pastron siç duhet thanë banorët.

Ata detyrohen të pastrojnë vet varrezat, pasi nga bari i dëndur ato janë kthyer edhe në fole gjarpërinjsh. Fiksi interesohet tek kryeplaku Petrit Selmi i cili shprehet se e ka çuar ankesën në Bashkinë e Beratit. Bashkia i është shprehur se këto varreza janë pjesë e planit të ardhshëm.

Gazetarja e Fiks Fare shkon ne Bashkinë e Beratit dhe komunikon me administratiorin Shkëlqim Hadaj të Njësisë Administrative Velabisht.

Ai shprehet për Fiksin se Bashkia Berat ka nisur nje projekt për rrugët e fshatrave. Ata janë në dijeni të problematikës që ngrenë banorët për këtë rrugë, si dhe nyjet problematike në të.

“Rruga është pjesë e projektit , po se kur do bëhet nuk mund të të jap një datë apo kohë të caktuar” u shpreh administratori.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel