Sia ngjall dyshime për romancë të re me yllin e “Too Hot to Handle”?

20/07/2025 20:56

Këngëtarja e njohur australiane, Sia, është fotografuar duke dalë dorë për dore me yllin e reality show-t “Too Hot To Handle”, Harry Jowsey, duke nxitur spekulime për një lidhje të re romantike.

Dyshja u kap nga paparacët të shtunën mbrëma teksa dilnin nga një restorant në Los Angeles. Sia tërhoqi vëmendjen me stilin e saj unik, e veshur me një fustan të zi dhe çizme me print leopard, ndërsa Harry shfaqej i relaksuar me një veshje casual në tone të gjelbërta.

Kjo dalje publike vjen vetëm disa ditë pasi këngëtarja u pa në shoqërinë e një mashkulli tjetër të panjohur, duke shtuar kuriozitetin për jetën e saj personale pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Dan Bernad.

Çifti u nda kohët e fundit, pak pasi ishin bërë prindër të një djali që tani është 15 muajsh.

Sipas burimeve pranë këngëtares, Sia po e shijon fazën e re të jetës si beqare dhe nuk ka asnjë kompleks për ta bërë këtë publikisht.

Ndërsa vetë artistja nuk ka komentuar ende mbi natyrën e marrëdhënies me Jowsey-n, fansat dhe mediat rozë janë të etur të zbulojnë nëse kjo është thjesht një miqësi apo fillimi i një romance të re mes dy australianëve të famshëm./TAR

Top Channel