
YouTuberi japonez, Jonouchi, u bë viral vetëm brenda pak orësh kur zbuloi… mjekrën e tij jashtëzakonisht të gjatë.
Edhe pse nuk e tregoi gjatë pesë viteve të para të jetës së tij, nofulla e poshtme filloi t’i rritej në mënyrë të pakontrollueshme. Rezultati është një mjekër mbresëlënëse e gjatë dhe… e theksuar, e cila tani është bërë një “vulë” e imazhit të tij.
Siç ua zbuloi mbi 350,000 ndjekësve të tij, ai beson se rritja e menjëhershme është për shkak të konsumit të tepërt të qumështit në fëmijërinë e tij, duke u përpjekur të rritej. Megjithatë, në vend që të fitonte gjatësi, e vetmja gjë që ai rriti ishte mjekra.
Edhe pse Jonouchi i është nënshtruar analizave, radiografive dhe vizitave te specialistët e nevojshëm, mjekët mbeten skeptikë dhe të hutuar për shkaqet e veçantisë së tij. Shumica besojnë se fenomeni është gjenetik dhe jo rezultat i konsumit të shpeshtë të qumështit.
Megjithatë, ai nuk e beson këtë. Ai dyshon se për këtë janë fajtore zakonet e tij me gjuhën. Ai thotë se pozicioni i ulët i vazhdueshëm i gjuhës mund të ketë ushtruar presion të madh mbi nofullën e poshtme, duke bërë kështu që mjekra të lëvizë gradualisht përpara dhe të zgjatet.
Fenomeni i Mewingut
Teoria e YouTuberit lidhet me një teknikë që është bërë virale në mediat sociale. “Mewingu”, siç quhet, promovon idenë se pozicioni i saktë i gjuhës në qiellzë dhe rreshtimi i dhëmbëve mund të përmirësojnë estetikën e fytyrës. Diçka që Jonouchi nuk e bëri, siç thekson ai.
Pavarësisht ngacmimeve që pësoi në të kaluarën dhe refuzimeve romantike që u përball për shkak të pamjes së tij të pazakontë, Jonouchi arriti ta shndërronte ndryshimin e tij në një markë personale. Tani, me mbi 500,000 ndjekës në platforma të ndryshme, ai dëshmon se edhe një veçori anatomike mund të bëhet një “levë” suksesi, për sa kohë që e përqafon me besim.
“Burri me mjekrën më të gjatë në botë” mbetet një mister mjekësor, por edhe një simbol i pranimit të diversitetit në epokën moderne dixhitale. Por a ju kujton ai dikë?
Po, është e vërtetë! Joey Wheeler nga filmi i famshëm vizatimor për fëmijë, Yu-Gi-Oh.
Top Channel