“U shpërfytyrova, ramë 4 metër poshtë rrugës”, aksidenti që i rrezikoi jetën Laxarelës: Dola në skenë dy ditë më pas

19/07/2025 22:33

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfeu momentin e aksidentit që i rrezikoi jetën.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo tregoi se çfarë ndodhi në atë moment të frikshëm dhe si arriti të shpëtonte.

“Ishte një shi… 9 qershor ka qenë. Ishte një shi i llahtarshëm dhe po ktheheshim nga Korça. Në Librazhd, sa merr një kthesë, është një urë. Ne e morëm me ngadalë, por makina rrëshqiti, nga lagështia ose vaji dhe ramë katër metra thellë.

Unë vendosa duart në sedilje dhe kaq mbaj mend. Nuk e humbja vetëdijen, por kontrollin. Unë isha poshtë dhe xhami u thye. E pashë që u shpërfytyrova fare. U ënjta dhe më shkoi goja shtrembër. Thoja: ‘Çpo ndodh’. Beni hoqi xhamin dhe më nxorri nga makina. Shiu binte, s’ndalonte asnjë njeri. Beni më mori në krah dhe ai vetëm qante. Unë i thoja: ‘Shpëtuam, jemi gjallë’. Erdhi një djalë nga Fieri, ai na mori. e falënderoj atë djalin”, tha Laxarela.

“Një vajzë donte të më dëgjonte mua për ditëlindjen e saj. Me gojën e shtrembur, unë vajta dhe këndova për të, dy ditë pasi kisha bërë aksidentin. Nëse s’do e kisha bërë, unë do kisha rënë në depresion”, shtoi artistja.

Top Channel