E imitoi në Portokalli, Loredana ‘përballet’ me Juxhin Plovishtin: Je talent! Të kam studiuar mirë…

19/07/2025 22:51

Aktori i njohur i “Portokalli”, Juxhin Plovishti ka rrëfyer për “S’e Luan Topi” momentet e tij më të bukura dhe më të vështira të jetës.

Në fund të rrëfimit të tij, ai mori dhe një mesazh nga ish-banorja e Big Brother Albania VIP 4, Loredana Brati.

Modelja dhe moderatorja e përgëzoi Juxhinin për punën e tij dhe me humor, i tha se së shpejti, do të ishte ajo që do e imitonte aktorin.

“Juxhi! Që nga dalja e Big Brother, kushedi sa herë më kanë dërguar ato imitimet e tua. Por duhet të pranoj diccka, je një nga të vetmit, për të mos thënë i vetmi, që më ka imituar denjësisht. Je talent vëlla. Të përgëzoj shumë për gjithë punën tënde dhe për gjithë vlerat e tua që më ke treguar jashtë Top-it. Do ta kthej imitimin, sepse jam duke e studiuar mirë, e ku do futesh (qesh)”, ishte mesazhi i Loredanës.

Top Channel