
Khloe Kardashian motra e njohur e klanit Kardashian është akuzuar së fundmi për photoshopin që ajo përdor në fotot e saj.
Khloe njihet tashmë edhe për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë në fytyrën e saj, duke i shpjeguar këto edhe tek podcasti i saj “Khloe in Wonderland”.
Motra e famshme Kardashian ka thënë se gjithmonë ajo është konsideruar si ‘motra e shëndoshë’ dhe kjo ka krijuar një pasiguri tek ajo. Por fansat nuk po e besojnë ende pretendimin e Khloe Kardashian se ajo nuk i modifikon më fotot e saj në Photoshop. Kardashian pretendoi në episodin e së mërkurës të “Khloe in Wonderland” se nuk i modifikon më fotot e saj në Instagram, duke iu përgjigjur një fansi se ajo vazhdon ende të përdor photoshop. Ndërsa Kardashian pretendoi se e ka ndaluar këtë praktikë, ajo pranoi se e bënte më parë. Nëna e dy fëmijëve pranoi se ishte ndikuar nga të tjerët për të ndryshuar fotot e saj dhe se kjo ishte e zakonshme gjatë asaj kohe.
“Mendoj se ka pasur një kohë kur të gjithë ishim të konsumuar nga ky stil jetese me filtra dhe nuk mund ta shihnim veten pa një filtër”, tha ajo. “Dua të them, ka patjetër ditë kur ti thua, ‘Uf, më duhet një filtër, nuk ndihem mirë me veten’, por, jam në video. Më pëlqen vetja më shumë në video sesa në fotografi”, vazhdoi ajo.
Më tej ajo shtoi se:
Nuk mendoj se jam fotozhenike, por bëj 500 foto për të marrë atë që më pëlqen. Kjo është në rregull, më lejohet ta bëj këtë.
Khloe tha se shikon disa nga fotot e saj shumë të rregulluara me fotoshop dhe tani mendon se “duket si një personazh vizatimor”.
Është poshtëruese që mendoja se ishte një version i mirë i vetes. Më është dashur ta riprogramoj mendjen time, si p.sh., duhet t’i heqim filtrat. Kjo nuk është e vërtetë, nuk dukem kështu dhe nuk dua të dukem kështu.
Bashkëthemeluesja e “Good American”, 41 vjeç, këmbënguli se tani ajo ka ndryshuar./TAR
Top Channel