Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit
18/07/2025 11:47
SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit.
Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha komisioni i posaçëm ka njoftuar pretendentët për drejtimin e BKH-së se duhet të paraqiten të martën datë 22 korrik ora nëntë për testin e esesë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik që u krye në ambientet e RENEA-s.
Kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e BKH duhet të paraqiten në zyrat e SPAK.
Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar drejtori i ri i cili duhet të kalojë disa teste e më pas pasi të kualifikohet nga tre prokurorë i propozohet për emërim KLP shpjegoi, Anila Hoxha.
Top Channel