
Në Korçën që identifikohet si qyteti i festave, spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle” kulmoi mbrëmjen e së enjtes duke mbledhur në sheshin para Katedrales mijëra njerëz.
Me kërshëri qytetarët pritën interpretimin e artistëve të cilët ju dhuruan një mbrëmje argëtuese këtë herë jo nga ekrani siç janë mësuar ti shohin çdo javë.
Mes duartrokitjesh të shumta dhe të qeshurave që nuk kishin të ndalur “Verë dhe Portokalle” tregoi edhe këtë herë se vit pas viti është kthyer në një prej spektakleve më të preferuara verore për Korçën.
Të gjithë artistët e ndjenë emocionin që publiku korçar u përcolli përmes duartrokitjeve por për Juxhinin, Kejdin dhe Ledion interpretimi përballë publikut korçar kishte tjetër domethënie.
Me një sukses të jashtëzakonshëm dhe përtej çdo pritshmërie turi i “Verë dhe Portokalle” ka arritur të vjedhë zemrat e publikut të çdo qyteti ku është ndalur.
Top Channel