“Verë dhe Portokalle” në Pogradec, spektakli i humorit të Top Channel ndez qytetin liqenor me humor e muzikë

17/07/2025 12:32

Mes mijëra qytetarësh e turistësh që u mblodhën në shesh nuk munguan të qeshurat, emocionet dhe kënaqësia që vetëm artistët më të dashur në Shqipëri dinë ti përcjellin.

Interpretim pas interpretimi qytetarët e Pogradecit nga më të vegjlit deri tek më të rriturit por edhe turistët që në këto ditë po shijojnë qytetin liqenor u harmonizuan me artistët duke sjellë njëzëri batutat më të njohura dhe lëvizjet e tyre aq të dashura.

Përballë pamjes unike dhe freskisë së liqenit shoqëruar me një pjesëmarrje masive artistët ndanë emocionet e tyre

Verë dhe Portokalle spektakli më i ndjekur i humorit në Shqipëri do të vijojë turin në qytetin e Korçës për ti falur publikut netë speciale vere plot të qeshura, entuziazëm dhe argëtim.

 

Top Channel