
Shitja e bidonëve të qumështit në trotuare nuk ka marrë fund.
Këto pamje që po shihni në ekran janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët preferojnë ta blejnë qumështin tek fermerët e vegjël me pretendimin që ky qumësht është pa shtesa.
Blegtoria dhe Bujqësia është një treg i paformalizuar, një gjë e tillë pranohet dhe vetë nga fermerët. Dashamir Çela nga fshati Samaticë e Beratit jetën e tij ia ka përkushtuar mbarështimit të gjedhëve.
Ai thotë se para sekuestrimit të bidonëve të qumështit inspektorët e tatimeve duhet të ndalen njëherë tek produktet e importit të cilat shiten në markete si të jenë shqiptare. Asnjë fabrikë bulmeti nuk shënon në etike që produktet me origjinë shtazore janë të përpunuara nga qumështi serb.
Ndryshe nga kolegët e tij Dashamir është i formalizuar, ai ka një nipt biznesi të regjistruar në QKB.
Po përse është kaq e vështirë për fermerët të presin një faturë ? Fermerë dhe ekonomistë mendojë se është skema e TVSH-së ajo që i mban larg kuponit tatimor prodhuesit e vegjël
Formalizimi i tregut nuk vjen vetë si pasojë e një kërkesë nga BE, por një edhe si nevojë për të garantuar sigurinë ushqimore.
Top Channel