Një video e Jessica Biel nga seriali televiziv The Better Sister, në të cilën aktorja e famshme ecën drejt një rezidence e veshur me një fustan të bardhë, është bërë virale.

Pasi mori komente jashtëzakonisht pozitive për të dhe… të pasmet e saj, aktorja 45-vjeçare ndjeu nevojën për të ndarë në një video në TikTok mënyrën se si e ka arritur këtë formë.

“Të gjithë po flasin për – ose më thonë se u pëlqen shumë – seriali “The Better Sister”, i cili është i mrekullueshëm… dhe po flasin edhe për fustanin e bardhë. Doja të tregoja se figura e bukuroshes që kam në serial nuk është diçka që mund të mbahet nëse nuk jeton stilin më të rreptë të jetesës për sa i përket dietës dhe fitnesit – gjë që unë nuk mund ta bëj”, tha fillimisht Biel në video.

@marieclaireuk #jessicabiel ’s strong, sculpted arms have been the talk of TikTok since her new show, #thebettersister , landed last month – and she's just shared a refreshingly honest update on her workout regime. For a behind-the-scenes look at how she trains, plus five expert-approved weighted arm workouts, head to the link in bio now. 🎥: @Jessica Biel ♬ original sound – Marie Claire UK

Siç shpjegon ajo, mbajtja e të pasmeve të saj në këtë formë në mënyrë të përhershme është shumë e vështirë, megjithëse ajo rrëfeu se po “përpiqet të rikthehet pak në atë formë”.

Në video, aktorja 45-vjeçare prezantoi disa nga ushtrimet që bën, të cilat ia tregoi guruja e Pilates, Ashley Brown.

@jessbiel
Duke iu përgjigjur @tori-t, kam dëgjuar që po flisni për fustanin e bardhë 😏 Nuk jam eksperte, por dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm, të sigurt dhe të fortë. Mos harroni të ngroheni dhe të freskoheni, dhe më tregoni se çfarë stërvitjesh të tjera dëshironi të shihni! Një falënderim i madh për #AshleyBrown dhe @Ben Bruno që janë mësuesit më të mirë.

Top Channel