Një aksident i rëndë ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë, pasi 21-vjeçare shqiptare nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik.

Autoritetet gjermane kanë identifikuar viktimën si Yllka Hoti, 21 vjeçe.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e enjte të javës së kaluar në autostradën B28, kur e reja nga Kosova, teksa udhëtonte me makinë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Automjeti u përmbys, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup 21-vjeçares, e cila u shtrua në spital, por ndërroi jetë ditën e shtunë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Familja e të ndjerës ka konfirmuar lajmin e hidhur dhe ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Top Channel