
113 milionë lekë ka ndarë Këshilli i Ministrave, nga buxheti i shtetit për vitin 2025, për komunitetet fetare.
Qeveria caktoi masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
Pjesa më e madhe e fondit, rreth 30% e vlerës, shkon për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
33 840 000 lekë ndahen në 17 040 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të administratës; 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 9 600 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, të ndarë në 6 000 000 lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 punonjës të administratës; 13 360 000 lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2025, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.
Top Channel