
Në strukturat e pallateve në të gjithë vendin nuk do të lejohen më shtrirjet e kabllove të telekomunikacionet të pakoordinuara apo dhe shtrime të nëndheshme pa një plan.
Në një konferencë mbi problematikat e tregut të telekomunikacionit dhe shërbimit të internetit, AKEP listoi një sërë masash që do të ndërmerren, deri në formalizimin e plotë të tregut.
“Me çështjen e paligjshmërisë me ata do fillojë të parët. Ata jashtë sistemit. Bashkë me ata që nuk paguajnë dhe deri tek çështjet kabullat shtrimet jo standarde që të kemi treg afër parametrave. Do ulemi me ministrinë dhe bashkitë që të bëjmë hapa konkretë”, tha kreu i AKPE, Gentiana Sala.
Ndër problematika të tjera që shoqërojnë këtë treg janë edhe konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal, taksat jo të përcaktuara, çmimet e ulëta dhe mosaksesimi në pallate të cilat u ngritën nga ofruesit e shërbimeve të internetit.
“Tregut të ISP kemi shumë probleme duke nisur nga autorizimet e shumta nga AKEP deri në janar 2025. Dhe problem tjetër të gjitha kompanitë kanë ulur çmime duke i prezantuar nën kosto.
Kemi shumë administratorë që aplikojnë tarifa që s’janë të standardizuara. Nuk ka një dakordësi çmimesh. Ka shumë projekte që kanë infrastrukturën rezervë për telekomunikacionin por janë të paarritshme nuk kanë dalje. Të jetë një portal ku të publikohen të gjitha punimet civile”, përfundoi Sala.
Në të gjithë vendin në tregun e komunikimeve elektronike ka 370 operatorë të licencuar.
Top Channel