
Mendësia totalitare është tema që sjell shkrimtari Bashkim Shehu përmes ekspozitës Armiku i Jashtëm, që u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Kjo ekspozitë paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në diktaturë.
“Kjo ekspozitë fokusohet në 2 shtylla të totalitarizmit shqiptar, njëra është njeriu i ri dhe tjetra vetëizolimi total, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzisë, e vetëizolimit të vendit”, shprehet Shehu.
Nëpërmjet artit të karikaturës, Shehu sjell një tjetër këndvështrim të historisë së Shqipërisë, që nga një vend më shumë miq, zvogëlon hartën e vendeve mike derisa bëhet shteti më i izoluar në botë.
“Këta karikatura kanë për temë armikun e jashtëm, siç quhej në atë kohë. Në të vërtetë më shumë se regjimet në vendet e tjera, flasim për regjimin shqiptar të kohës”, shton ai.
Një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Armiku i Jashtëm do të qëndrojë i ekspozuar në COD deri në 23 gusht dhe vizitorët kanë mundësi që krahas karikaturave të lexojnë diçiturat e kohës dhe ato të vendosura nga vetë Bashkim Shehu.
Top Channel