
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërcënuar Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ai tha se ishte “shumë i pakënaqur” me Moskën.
Trump kërcënoi me “tarifa të rënda” nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve.
Presidenti amerikan thotë se ka arritur një marrëveshje për të dërguar armë në NATO për të ndihmuar Ukrainën.
Ai gjithashtu theksoi se do t’i dërgojë “armë të nivelit të lartë” NATO-s, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë.
“Ne kemi arritur një marrëveshje sot ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha ai.
Trump tha se anëtarët e NATO-s, jo taksapaguesit amerikanë, do të mbulonin koston e armëve.
Lufta “duhet të ndalet. Këto janë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që do të blihen nga Shtetet e Bashkuara, do t’i shkojnë NATO-s dhe do të shpërndahen shpejt në fushën e betejës”, shtoi ai.
Ai tha se bateritë e raketave Patriot do të dërgohen “brenda ditësh” dhe “do të fillojnë të mbërrijnë së shpejti”.
Top Channel