
Dikur i njohur vetëm për banorët lokalë dhe pushuesit besnikë nga verilindja e vendit, plazhi i Tales në Lezhë po merr përmasat e një destinacioni të ri turistik që po ngjitet me ritme të shpejta në hartën e pushimeve cilësore.
Gjithnjë e më shumë vizitorë nga Tirana, Kosova, por edhe turistë të huaj, po zbulojnë bukurinë e këtij bregdeti të qetë, me ujëra të pastra, hapësira të bollshme publike dhe çmime të përballueshme.
Tale vijon të ruajë karakterin e saj natyror, me më shumë se 60% të vijës bregdetare që mbetet hapësirë publike, një vlerë e çmuar për ata që kërkojnë rehati dhe liri.
Rritja e fluksit të turistëve ka sjellë gjallëri edhe në tregun e punës sezonale. Resmi Plaku, një barist nga Tirana, tashmë e konsideron Talen si destinacionin e tij të preferuar të verës.
Ky interes në rritje po tërheq gjithashtu vëmendjen e investitorëve, duke e pozicionuar Talen si një pikë të re zhvillimi në hartën turistike të bregdetit të Lezhës.
Top Channel