
Mes pakënaqësish për shkak të prishjes së objekteve që kanë ndërtuar pa leje, në oborrin e Kishës së Thethit, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut, Kuvendi i Burrave të Shalës.
Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur këtë të diel për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.
Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.
Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.
Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.
Ndërkohë, në Kishën e Thethit është zhvilluar zhvillohet mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj ka përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.
Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.
Top Channel